HALILI SH.P.K - Godine banimi dhe sherbime 1-7,5,7,8 dhe 9 kate, 3 kate parkim nentoke | HALILI SH.P.K | 2018

Pamje nga projekti
Cilësia e punimeve
Halili shpk ështe një project i cili do të ofrojë ambjente të lumtura për familjen tuaj, një stil jetese për banorët e ardhshëm dhe me një arkitekture bashkëkohore dhe ekologjike. Konceptimi dhe projektimi i këtij projekti madhështor i është besuar studios së projektimit “Arkstudiovb”. Projekti realizon pamje dhe privatësi për çdo apartament pavarësisht katit apo orientimit. Duke marrë parasysh kërkesat e klientëve tanë, që kanë besuar në emrin tonë, të konfirmuar për standartet e larta, sjellim aplikimin e teknologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi. Sepse ky projekt është në funksion të banoreve në rradhë të parë! Projekti ofron hapësira për ambjente tregtare dhe çdo shërbim që ofrohet brenda kompleksit në funksion të banorëve. Parkime të siguruara për çdo familje.Një godinë luksoze për banim, e ndërtuar sipas standarteve Europiane dhe teknologji e re ndërtimi për të rritur eficiencën termike.

Halili shpk me një fasadë të ventiluar dhe vetrata termike siguron izolim akustik të mureve perimetral të çdo njësie banimi me lesh xhami/polisterol, apartamente me hapësira optimale sipas standarteve, me dritë dhe orientim ideal.
Ashensor për çdo shkallë, me bateri emergjence, gjenerator emergjence në rast shkëputje energjie elektrike, instalimet e sistemit ngrohje-ftohje multisplit për çdo ambjent të apartamentit, rifinitura të cilësisë së parë, importe Europiane, zgjedhje midis shtrimit me pllaka ose parket, hidrosanitare të shkëputura nga dyshemeja, dyer të brendshme dhe të jashtme me rimeso druri, me disa zgjedhje për ngjyrat, vetrata panoramike dhe dritaret me lartësi nga tavani në dysheme.
Izolim që siguron depozitim maksimal të nxehtësisë/ ftohjes në brendësi të ndërtesës, eleminim të urave termike, kursim energjie 50%, parandalim nga shkatërrimi i ndërtesës nga lagështia, parandalim për kondensimin dhe eliminim e mykut në mure, përmirsim i akustikës së ndërtesës etj.
Detajet e ndërtimit

Adresa: Rruga e Durresit, prane Sheshit Shqiponja, Tirane, Albania
Adresa: Rruga e Dibres, Prane kompleksit Halili, ngjitur me Vila Gold
E-mail: halilirefik@yahoo.com
Cel: +355 69 20 70 073
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja
Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit
Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane
Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji